Sprechzimmer logo
Matja e indeksit krah – kyçi i këmbës është një matje e veçantë e presionit të gjakut nëpërmjet përdorimit të ultratingujve.
Matja e indeksit krah – kyçi i këmbës është një matje e veçantë e presionit të gjakut nëpërmjet përdorimit të ultratingujve.

Çfarë është matja e indeksit krah-kyç i këmbës (ABI)?

ABI i referohet matjes së indeksit të krahut dhe kyçit të këmbës (krah-këmbë). Ai është një ekzaminim i thjeshtë, pa dhimbje, që zgjat vetëm disa minuta, ku matet presioni sistolik në të dy krahët dhe këmbët me anë të një manshete të aparatit të matjes së presionit dhe aparatit ekografik. Matja e këtij indeksi shërben për zbulimin e hershëm të çrregullimit të qarkullimit të gjakut të këmbëve. Kjo emërtohet si sëmundja arteriale periferike ose PAD dhe zakonisht shkaktohet nga kalcifikimi i enëve të gjakut (arterioskleroza). Njihet gjithashtu edhe si “këmba e duhanpirësit”. Pacientët me këtë sëmundje mund të ecin vetëm në distanca të shkurtra (nga dritarja - në dritare) për shkak të pakësimit të qarkullimit të gjakut në këmbët e tyre.

Matja e këtij indeksi është një ekzaminim i shërbimit të angiologjisë dhe mjekësisë interne (të organeve të brendshme).

A është e nevojshme përgatitja e pacientit para ekzaminimit?

Matja e këtij indeksi nuk ka nevojë për përgatitje të veçantë nga ana e pacientit. Përpara matjes ai duhet të qëndrojë për rreth 10 minuta i qetë, në pozicionin shtrirë.

Çfarë sqarimi nevojitet para ekzaminimit?

Nuk ka nevojë për ndonjë sqarim të veçantë para matjes së indeksit krah-këmbë.

Si kryhet matja e indeksit krah-këmbë?

Ky ekzaminim kryhet me pacientin shtrirë, pas 10 minutave qëndrim në gjendje qetësie. Vlera e majtë dhe e djathtë e indeksit krah- këmbë përcaktohet me anë të matjes së presionit sistolik të gjakut nëpërmjet manshetës së aparatit të tensionit dhe me anë të aparatit të ekografisë, në të dy krahët dhe kyçet e këmbëve. Kur kjo vlerë rezulton nën 0.9 do të thotë se ekziston një çrregullim i qarkullimit të gjakut në gjymtyrët e poshtme, pra kemi të bëjmë me sëmundjen arteriale periferike (PAD).

Kur këshillohet matja e këtij indeksi?

Vlera e këtij indeksi përdoret për të diagnostikuar çrregullimet e qarkullimit të gjakut në këmbë dhe për të përcaktuar shkallën e rrezikut të tyre. Matja e tij nevojitet gjithashtu për zbulimin e hershëm të kësaj sëmundjeje tek personat e riskuar, dhe për të vlerësuar riskun e çdo pacienti për të zhvilluar një atak të mundshëm në zemër ose goditje në tru, si rezultat i kesaj sëmundjeje vaskulare.

Shkaqet më të shpeshta që kërkojnë kryerjen e një ekzaminimi të tillë janë:

  • Sëmundja arteriale periferike (PAD)
  • Kontrollet mjekësore rreth moshës 55 vjeç ose edhe më herët, për zbulimin e faktorëve të rriskut për PAD, që janë: presioni i lartë i gjakut (hipertensioni), mbipesha dhe obeziteti, rritja e kolesterolit në gjak (hiperkolesterolemia), çrregullimet e trashëguara të qarkullimit të gjakut (PAD në familje), diabeti, duhanpirja
  • Dhimbjet e këmbëve

A paraqet kjo matje rreziqe apo efekte të dëmshme?

Ky ekzaminim është pa dhimbje dhe pa rreziqe.

Dr. med. Fritz Grossenbacher

Fritz Grossenbacher hat in Bern Medizin studiert. Er besitzt einen Master of Medical Education der Universitäten Bern und Chicago und ein Zertifikat in Teaching Evidence based Medicine des UK Cochrane Center in Oxford.

Doris Zumbühl

Doris Zumbühl ist diplomierte Medizinische Praxisassistentin. Sie verfügt über mehrere Weiterbildungen in den Bereichen Journalismus, IT und Bildbearbeitung.
 
 
 
Rectangle Bottom
Rectangle Right Top
MySana
Gesundheit selber in die Hand nehmen
Bildung, Wissenstests, Risikoschätzung 
Rectangle Right Bottom
Sky Right Top
finish adserving