Sprechzimmer logo
Ekzaminimi i prostatës: Palpacioni i prostatës
Ekzaminimi i prostatës: Palpacioni i prostatës

Çfarë është ekzaminimi i prostatës?

Ekzaminimi i prostatës është një proçedurë mjekësore, gjatë së cilës sipërfaqja e prostatës (gjëndra e prostatës) palpohet (preket) me gishtin tregues që futet nëpërmjet rektumit (pjesës fundore të zorrës së trashë). Ky ekzaminim bën të mundur vlerësimin e madhësisë dhe fortësisë së prostatës, dhe vlerëson nëse ka hipertrofi beninje të prostatës ose shenja të kancerit të prostatës. Ekzaminimi i prostatës nëpërmjet palpacionit plotësohet me testin e PSA.

Ekzaminimi i prostatës i takon fushës së Urologjisë, Mjekësisë së përgjithshme dhe Mjekësisë së brendshme.

A kërkon ky ekzaminim ndonjë përgatitje të veçantë?

Ekzaminimi i prostatës mund të kryhet pa asnjë përgatitje të veçantë.

Çfarë duhet të sqarohet para ekzaminimit?

Asgjë e veçantë nuk duhet të sqarohet para ekzaminimit të prostatës.

Si kryhet një ekzaminim i prostatës?

Palpacioni i prostatës përmes rektumit është një ekzaminim i thjeshtë, që zgjat më pak se 1 minutë.

  • Pacienti shtrihet në njërën anë në një tavolinë ekzaminimi, me këmbët e mbledhura.
  • Duke përdorur doreza me një përdorim, mjeku fut me shumë kujdes në rektum, nëpërmjet anusit, gishtin tregues të lyer paraprakisht me një xhel lubrifikues.
  • Palpohet (preket) rektumi me gisht, me lëvizje rrethore për të zbuluar anomali të mundshme të tij (shih: Tushe rektale).
  • Pastaj, preket prostata për të evidentuar ndryshime të mundshme patologjike të saj.
  • Nëse ekzaminimi i prostatës tregon ndonjë anomali të prostatës, ose PSA del e lartë, nevojiten ekzaminime të tjera për vlerësim të mëtejshëm (ekografia e prostatës, biopsia e prostatës).

Kur nevojitet ekzaminimi i prostatës?

Palpacioni i prostatës konsiderohet treguesi i parë i një ndryshimi të mundshëm në prostatë, dhe shërben për të parandaluar kancerin e prostatës. Nga mosha 45 vjeçare, meshkujt duhet të konsultohen një herë në vit nga mjeku specialist urolog, për ekzaminimin e prostatës.

Arsyet e zakonshme për kryerjen e ekzaminimit të prostatës janë:

A paraqet ekzaminimi i prostatës rreziqe apo efekte të padëshiruara?

Ky ekzaminim është i sigurt. Megjithëse shpesh perceptohet si i dhimbshëm dhe i pakëndshëm, zakonisht nuk është i dhimbshëm. Dhimbjet janë të mundshme vetëm në rast të inflamacionit të prostatës.

Dr. med. Fritz Grossenbacher

Fritz Grossenbacher hat in Bern Medizin studiert. Er besitzt einen Master of Medical Education der Universitäten Bern und Chicago und ein Zertifikat in Teaching Evidence based Medicine des UK Cochrane Center in Oxford.

Doris Zumbühl

Doris Zumbühl ist diplomierte Medizinische Praxisassistentin. Sie verfügt über mehrere Weiterbildungen in den Bereichen Journalismus, IT und Bildbearbeitung.
  
 
Rectangle Bottom
Rectangle Right Top
MySana
Gesundheit selber in die Hand nehmen
Bildung, Wissenstests, Risikoschätzung 
Rectangle Right Bottom
Sky Right Top
finish adserving